Redon Makashi
Página inicial > R > Redon Makashi > Dikur Unë Luaja

Dikur Unë Luaja

Redon Makashi


Mbizotronte nje qetësi
Në këtë natë gjithçka pushonte
Kisha shume nevojë për të
E në ato çaste më mungonte

Në këto rrugët pa njeri
Ku asgjë nuk egzistonte
Mu kujtua ajo vajzë
Zëri i saj kur me thonte:
"Të dua shumë
Mos më lër vetem
Kam shumë frikë të rri pa ty
Është botë e egër"

Dhe pastaj më përqafonte
Dhe pas vetes më pushtonte
E ndjeja doren e saj
Gjithë trupin më përshkronte
Hej një botë tjetër na priste me pas
I kam nder mend
Lotët e saj
Dashuronte si e cmendur... si e marrë

Nuk mundem ta imagjinoj
Se ty të kam humbur vërtet
Dikur unë luaja me ndjenjen e saj
E sonte vuaj vete
Më duket se asnjeherë
S'do dashuroj më kaq fort
E janë kujtimet që më shkatërrojnë

Nuk mundem ta imagjinoj
Se ty të kam humbur vërtetë
Dikur une luaja me ndjenjen e saj
Tani vuaj vetë...
Tani vuaj vete...

Encontrou algum erro na letra? Por favor, envie uma correção >

Compartilhe
esta música

Ouça estações relacionadas a Redon Makashi no Vagalume.FM
ESTAÇÕES